Kryetari i Kongresit: Trump ka vepruar si “informator i FBI-së” për çështjen Epstein

Kryetari i Kongresit: Trump ka vepruar si “informator i FBI-së” për çështjen Epstein

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Mike Johnson, ka deklaruar se Presidenti Donald Trump ka vepruar dikur si “informator i FBI-së” në lidhje me skandalin e Jeffrey Epstein. “Kur dëgjoi për herë të parë thashethemet, ai e përzuri nga Mar-a-Lago. Ai ishte një informator i FBI-së për të ndihmuar në çmontimin e kësaj çështjeje”, u shpreh Johnson në një intervistë të shkurtër me gazetarin e CNN, Manu Raju. Deklarata e Johnson erdhi ndërsa ai kundërshtonte përpjekjen e kongresmenit Thomas Massie, i cili po kërkon me një peticion të detyrojë publikimin e të ashtuquajturave “dosje Epstein”, shkruan A2 CNN. Sipas Johnson, nisma është “e pabazë” dhe “e panevojshme”. I pyetur për komentet e Trump-it, i cili më herët kishte cilësuar pjesë të debatit rreth Epstein...