Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Bashkitë pa kryetar, socialistët po përgatiten për zgjedhje! Votimet pritet të mbahen në muajin tetor
Prej muajit maj, tre bashki të vendit, Tepelena, Berati dhe Mati, kanë mbetur pa kryetar, pasi të zgjedhurit e tyre lanë postin për të hyrë në Parlament. Deri më sot, drejtimi është marrë përsipër nga nënkryetarët e komanduar. Kodi Zgjedhor i jep të drejtën Presidentit të Republikës të caktojë datën e zgjedhjeve, por vetëm pasi të njoftohet nga qeveria për vakancat. Ligji nuk parashikon një afat për këtë njoftim, çka e ka zgjatur procesin. Por burime për Klan News bëjnë me dije se socialistët kanë nisur tashmë përgatitjet në këto tre bashki, me fokus përzgjedhjen e kandidatëve, me synimin që zgjedhjet të zhvillohen brenda muajit tetor. Qeveria pritet që brenda shtatorit të njoftojë zyrtarisht presidentin për vakancat, i cili më pas duhet të caktojë datën...