Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rusia vazhdon sulmet, Putin kërcënon: Çdo ushtar i huaj në Ukrainë do të jetë një objektiv legjitim
Rusia ka goditur sërish Ukrainën me një valë raketash, ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar se çdo ushtar të huaj të angazhuar në Ukrainë do ta konsiderojë “shënjestër legjitime”. Forca ajrore ukrainase ka thënë se vendi është goditur me 91 dronë rusë. Nuk është raportuar për viktima. Qëndrimi i ashpër i Putinit ka ardhur pasi aleatët perëndimorë të Kievit janë mbledhur për të arritur pajtueshmëri rreth një force që garanton sigurinë e Ukrainës. “Nëse shfaqet ndonjë ushtar aty, sidomos tani që luftimet janë duke vazhduar, ne do t’i konsiderojmë shënjestra legjitime”, ka thënë Putin në një forum ekonomik që është mbajtur më 5 shtator në Vlladivostok. Komentet e Putinit kanë ardhur vetëm një ditë pas takimit të të ashtuquajturit “Koalicion i Vullnetit”, i cili...