Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Masakër mbi Via Egnatia-n, Auron Tare-kryeministrit: Ndërhyni dhe ndaloni asfaltimin
Studiuesi Auron Tare ka reaguar, pasi drejtuesit vendor kanë publikuar fotografi, duke e asfaltuar Via Egnatia-n. Tare shprehet se kryeministri duhet që të ndërhyjë dhe ta ndalojë këtë masakër mbi trashëgiminë tonë kulturore. Ai shton se Via Egnatia mban shumë histori dhe është tepër e gabuar të mbulohet me asfalt. Postimi i studiuesit Auron Tare: Zoti Kryeminister, Vini dorë ju lutem vini dorë për të ndërhyrë dhe për të ndaluar këtë masakër në dëm të Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri. Përpos fakti që po bëhemin qesharakë në sytë të botës, po shkatërrojmë edhe atë pasuri që kemi trashëguar ndër shekuj. Trashëgimia jonë Kombëtare nuk mund të trajtohet në këtë mënyrë megjithë dëshirën e mirë që mund të jetë arsyeja e këtyre nderhyrjeve kaq qesharake dhe absurde....