18-vjeçarja italiane abuzohet seksualisht nga punëtori i shezlonëve. I riu tentoi t’i shesë drogë

18-vjeçarja italiane abuzohet seksualisht nga punëtori i shezlonëve. I riu tentoi t’i shesë drogë

Një 26-vjeçar, Leonardo Preza, ka tentuar t’i shesë drogë 18-vjeçares nga Italia, me të cilën më pas abuzoi seksualisht me dhunë. Ngjarja e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së premtes në lagjen 13 në Durrës, në pjesën e shezlonëve të një hoteli. Kamerat e sigurisë në zonë, kanë fiksuar momentim ku shfaqet 18-vjeçarja italiane e ulur në një stol dhe pak sekonda më vonë duket 26-vjeçari, Preza që merrej me mirëmbajtjen e shezlonëve. I riu, tashmë i arrestuar, nis fillimisht të komunikojë me të dhe menjëherë tenton t’i shesë lëndë narkotike. Shtetasja italiane e ka refuzuar diçka të tillë, por ka pranuar ftesën e 26-vjeçarit për t’u zhvendosur tek pjesa e shezlonëve më pranë bregut të detit. Pikërisht aty, Leonardo...