“BMW” zbulon modelin e parë “Neue Klasse”

“BMW” zbulon modelin e parë “Neue Klasse”

Prodhuesi gjerman i makinave “BMW” zbuloi në Mynih modelin e parë të linjës së vet, “Neue Klasse”, në bashkëpunim me partnerë kinezë të teknologjisë për bateritë, inteligjencën artificiale dhe drejtimin autonom, shkruan “Xinhua”. iX3, i planifikuar për prodhim në vitin 2026, shënon fillimin e planit të BMW-së për të lançuar më shumë se 40 modele të reja ose të përditësuara në të gjithë botën deri në vitin 2027. Fabrika e BMW-së në Shenyang të provincës Liaoning, vendi i saj më i madh i prodhimit jashtë Gjermanisë, prezantoi gjithashtu një version të iX3 të përshtatur për konsumatorët vendas. “Pavarësisht se cila teknologji e ngasjes përdoret, e gjithë linja e produkteve të BMW-së do të përfitojë nga inovacionet e Neue Klasse. iX3 është pasardhësi i një prej...