“S’ka marrëveshje të fshehta për shpronësimin e Teatrit Skampa”/ Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Elbasanit përgënjeshtron median e Xenit

“S’ka marrëveshje të fshehta për shpronësimin e Teatrit Skampa”/ Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Elbasanit përgënjeshtron median e Xenit

Anëtarja e Këshillit Bashkiak Elbasan, Doris Madhi, ka reaguar lidhur me një lajm të Syri Tv, duke i cilësuar pretendimet e kësaj media si të pavërteta dhe të motivuara politikisht. Në një deklaratë publike, Madhi tha se çështja e shpronësimit të Teatrit Skampa është diskutuar dhe votuar që në mbledhjen e korrikut, me votat e mazhorancës dhe të një pjese të opozitës. Ajo hodhi poshtë versionin e dhënë nga Syri.net, duke theksuar se “opozita e vërtetë bëhet në këshill, me transparencë dhe dinjitet, jo me lajme të fabrikuara”. Madhi akuzoi një pjesë të këshilltarëve të opozitës për kontradikta, pasi fillimisht kishin votuar pro shpronësimit, ndërsa më pas pretendojnë se nuk janë njohur me pronarët ligjorë të godinës. “Fjalët se prona është falur nga Xhavit Biçakçiu...