Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gratë azilkërkuese do të dëbohet përsëri te talebanët në Afganistan? Farage: Ata që kalojnë Kanalin e Anglisë, do të ndalohen
Lideri i partisë Reform UK, Nigel Farage, ka konfirmuar se nëse bëhet kryeministër, synon të deportojë gratë azilkërkuese në Afganistan, pavarësisht se vendi drejtohet nga regjimi fundamentalist taleban. Deklaratat e tij kanë shkaktuar reagime të forta, pasi më parë Farage kishte lënë të kuptohej se nuk do të deportonte gra e fëmijë në vende të rrezikshme si Afganistani. Megjithatë, në një intervistë me redaktoren politike të Sky News, Beth Rigby, gjatë konferencës së partisë në Birmingham, ai ndryshoi qëndrim. I pyetur nëse do të “ndalonte” dhe “deportonte” gra dhe fëmijë, ai u përgjigj shkurtimisht: “Po.” Kur u përball me deklaratat e mëparshme të tij në gusht, ku kishte thënë se nuk po diskutonte për gratë dhe fëmijët, Farage tha se kishte qenë duke iu referuar...