Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Policia shpërdan me dhunë protestuesit në Novi Sad
Xhandarmëria dhe njësitë operative të policisë në Serbi i shpërndanë me dhunë demonstruesit nga territori i Universitetit të Novi Sadit, sikurse njofton agjencia gjermane e lajmeve DPA duke iu referuar televizionit të pavarur në Serbi N1. Sipas këtyre njoftimeve forcat e rendit kanë përdorur gaz lotsjellës, shkopinjtë e gomës dhe granata me tym. Sipas njoftimeve të mediave ndërhyrja e policisë filloi, pasi persona të panjohur të mbledhur përpara godinës së fakultetit të filozofisë hodhën sende drejt policisë. Prej më shumë se një jave ky fakultet është kthyer në epiqendrën e demonstratave, pasi dekani i afërt me qeverinë nën mbrojtjen e policisë i detyroi studentët të largoheshin nga godina, që e mbanin të bllokuar prej nëntë muajsh. Protestat studentore vazhdojnë prej një viti Shkas për protestat...