Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Përballja Rama-Farage, si nisi debati dhe çfarë pritet të ndodhë
Një debat i nxehtë u ndez në fundin e qershorit të kaluar mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe politikanit britanik Nigel Farage, pas deklaratave të këtij të fundit mbi numrin e shqiptarëve në burgjet britanike dhe thirrjeve të tij për deportime masive. Çështja u kthye në një duel të drejtpërdrejtë me shifra, fakte dhe retorikë politike, duke përfshirë edhe një ftesë për vizitë zyrtare në Shqipëri, e cila së fundmi solli rezultat, me Farage që tha se pas disa javësh do të drekonte me Ramën. Gjithçka nisi kur Nigel Farage, ish-eurodeputet dhe lider i partisë “Reform UK”, deklaroi publikisht se “1 në 50 shqiptarë në Britani ndodhen në burg”, duke e përdorur këtë pretendim si argument për kërkesën e tij që shqiptarët të deportohen. Kjo...