Tragjedi në Brazil: Influencuesja 22-vjeçare gjendet e vdekur pas zhdukjes

Tragjedi në Brazil: Influencuesja 22-vjeçare gjendet e vdekur pas zhdukjes

Një ngjarje që tronditi opinionin publik në Brazil, pas gjetjes së trupit të influencueses së njohur Jaqueline Barbosa Nascimento, vetëm 22 vjeç. Ajo ishte zhdukur tre ditë më parë nga zona e Jaguara Dam, pranë São Paulo, ku kishte dalë për një ditë argëtimi me miqtë e saj me jet ski. Jaqueline nuk u kthye më pas daljes së saj, duke alarmuar familjen dhe ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Pas kërkimeve intensive nga autoritetet dhe ekipet e shpëtimit, trupi i saj u gjet në ujërat e damit, duke tronditur të gjithë komunitetin. Fillimisht u mendua për një aksident tragjik, por autoritetet braziliane kanë nisur një hetim për “vdekje të dyshimtë”. Kjo për shkak se dëshmitë e miqve që ishin me të në ditën e...