Sllovakia “tradhton” Putinin? Fico: Mbështesim fuqishëm rrugën e Ukrainës në BE

Sllovakia “tradhton” Putinin? Fico: Mbështesim fuqishëm rrugën e Ukrainës në BE

Volodimir Zelensky njoftoi pas takimit me kryeministrin sllovak, Robert Fico, se Sllovakia tashmë mbështet anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian. Edhe pse nënvizoi se vendi i tij nuk mund të ofrojë garanci sigurie, Fico i njohur si aleat i Vladimir Putinit, tha se i përkrah me forcë iniciativa të ndryshme dhe formulën e paqes të presidentit ukrainas. Ai gjithashtu shprehu dëshirën që marrëdhëniet mes dy vendeve të forcohen dhe të mbeten miqësore. Marrëdhëniet midis Sllovakisë dhe Ukrainës konsiderohen nga Fico si një shembull i bashkëpunimit të frytshëm mes vendeve me pikëpamje politike të ndryshme, duke treguar se ndryshimet nuk pengojnë dialogun dhe bashkëpunimin efektiv. Ky është një lajm i mirë për Ukrainën, e cila po kërkon fuqimisht mbështetje në rrugën e saj drejt integrimit europian....