Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Starton sezoni i ri politik, pritet dekreti i presidentit për mbledhjen e parë të parlamentit
Javën e ardhshme do të mblidhet Parlamenti i ri dhe zyrtarisht do të nisë mandati i 4-t i socialistëve të drejtuar nga Edi Rama në pushtet.Beteja ligjore për zgjedhjet parlamentare mori fund të enjten, dhe tani pritet vetëm që Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, të thërrasë mbledhjen e parë të Parlamentit. Burime pranë mazhorancës bëjnë me dije se 140 deputetët e dalë nga procesi i 11 majit do të mblidhen të premten, më 12 shtator, duke shënuar nisjen e legjislaturës së re. Para mbledhjes së parë të Parlamentit, të dy forcat kryesore politike në vend do të mbledhin forumet për të përcaktuar strategjinë politike në këtë fillim sezoni politik. Mëngjesin e 11 shtatorit, Kryeministri Edi Rama do të shpallë para Asamblesë Kombëtare të PS prioritetet...