Më pak nxënës në juglindje, në qarkun e Korçës këtë vit do të mungojnë 3700 nxënës

Më pak nxënës në juglindje, në qarkun e Korçës këtë vit do të mungojnë 3700 nxënës

3.700 nxënës më pak do të ulen të hënën në bangat e shkollës në qarkun e Korçës, krahasuar me një vit më parë. Në vitin 2024, qarku i Korçës numëronte më shumë se 21 mijë nxënës, ndërkohë që këtë vit nxënësit e regjistruar janë rreth 17.300. Për Sindikatën e Arsimit në Korçë, rënia është shqetësuese dhe do të bëhet edhe më e thellë në vitet në vazhdim. Më i dukshëm ky fenomen është tek klasat e para, pasi prej dy vitesh numri i fëmijëve që nisin shkollën është gjithnjë e më i ulët. Sipas ekspertëve, ulja e numrit të nxënësve lidhet me emigracionin dhe lindshmërinë e ulët, dhe në vitet e ardhshme do të prekë të gjithë sistemin arsimor parauniversitar. /vizionplus.tv