“Lajthiza” e para për ErgoBloc! Me linjën e parë në Europë, më e madhja në botë për formatin 5l, 12 mijë shishe në orë

“Lajthiza” e para për ErgoBloc! Me linjën e parë në Europë, më e madhja në botë për formatin 5l, 12 mijë shishe në orë

Kompania shqiptare “Lajthiza” ka vënë në funksion linjën e parë në Europë dhe në botë për paketimin e ujit në shishe prej 5 litrash, me kapacitet prej 12 mijë shishesh në orë. Kjo arritje e klasifikon Lajthizën mes kompanive më moderne të industrisë së ujit në Europë dhe Ballkan. Garantimi i cilësisë është një premtim që Lajthiza i ka dhënë konsumatorit që në fillimet e saj. Dhe sot, pas një pune shumëvjeçare, Lajthiza nuk është vetëm uji i shqiptarëve, por edhe i qytetarëve të botës, sepse cilësia e ujit Lajthiza udhëton në tregjet më prestigjioze në botë. Thanas Siveri, Administrator i Lajthiza INVEST SHA: “Jemi në fazën finale të instalimit dhe të marrjes në dorëzim të linjës më të re të ambalazhimit 5 litër familjar....