Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Kryevepra të operistikës botërore dhe shqiptare, tenori Saimir Pirgu koncert në Shirokë
Tenori shqiptar me famë botërore Saimir Pirgu përcolli mbrëmjen e djeshme për artdashësit shkodranë një udhëtim të paharrueshëm përmes tingujve klasikë. Në koncertin e organizuar në Shirokë, nën drejtimin e maestros Elda Laro, me Orkestrën Simfonike të Shkodrës dhe Korit të Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Kujtim Alija”, tenori Saimir Pirgu solli një program të pasur artistik. Qindra qytetarë, turistë e dashamirës përjetuan një mbrëmje magjike ndërsa Shiroka u kthye në një skenë gjigande për veprat botërore dhe ato të muzikës sonë. Përveç kryeveprave botërore, Pirgu solli për artdashësit edhe perla të muzikës operistike shqiptare. Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare Saimir Pirgu ka një aktivitet të pasur artistik në skena të ndryshme. Pirgu me interpretimet e tij ka qenë pjesë e produksioneve të ndryshme operistike. Ndërsa...