“Hanko, mos qaj nëpër varre”/Balada rrëqethëse nuk ishte thjesht një romancë dashurie

“Hanko, mos qaj nëpër varre”/Balada rrëqethëse nuk ishte thjesht një romancë dashurie

Ende vijon të mbetet keqkuptimi i madh, ndonëse kanë kaluar tashmë 5 shekuj nga krijimi i baladës rrëqethëse: “Hanko mos shko nëpër varre, / Se të vdekurit i ngjalle,era / Të gjallët i vdiqe fare”. Supozohej të ishte një romancë dashurie, por është krejt e kundërta dhe do të mjaftonte veç vargu i parë i këngës origjinale (i harruar, a i humbur) për ta përmbysur kokë e këmbë keqkuptimin fatal për një nga kryeveprat e folklorit shqiptar. Në këngë përmendet Kamenica, një fshat mesjetar i cili ndodhte në rrethin e Delvinës, rrëzë shpatit jugperëndimor të Malit të Gjerë. Sot një fshat – qytezë, e zhdukur në malësinë e Delvinës, me 606 shtëpi dhe 12 kisha përkundër detit që mori arratinë rreth viteve 1650 drejt Italisë për të...