“Xi Jinping dhe Kina po kurdisin një Rend të Ri Botëror”/ Analiza e The Sun: Kërkon t’i tregojë fuqinë SHBA-së, Perëndimi të përgatitet

“Xi Jinping dhe Kina po kurdisin një Rend të Ri Botëror”/ Analiza e The Sun: Kërkon t’i tregojë fuqinë SHBA-së, Perëndimi të përgatitet

Sipas një analize të The Sun, presidenti kinez Xi Jinping po ndërton një strategji globale së bashku me aleatët e tij të quajtur Boshti i së Keqes, me synimin për të krijuar një Rend të Ri Botëror. Dr. Alessandro Arduino, ekspert për sigurinë kineze, shpjegon se Xi po përpiqet të formojë një supergrup të rivalëve më të mëdhenj të Perëndimit, për të “mbytur dhe thithur fuqinë e tyre”. Analiza e The Sun thekson dy ngjarje kyçe që dëshmojnë këtë strategji. Parada ushtarake për 80-vjetorin e Luftës së Dytë Botërore shërbeu si një mundësi për të ekspozuar armët më të avancuara, përfshirë raketën hipersonike bërthamore Dongfeng-5C, që mund të mbajë deri në 12 koka bërthamore dhe të arrijë SHBA-në në vetëm 20 minuta. Ndërkohë, takimi në...