Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Pas debateve në X, Nigel Farage deklaron: Jam gati të shkoj në Tiranë e të drekoj me Edi Ramën
Përpara disa javësh, kryeministri Edi Rama dhe kreu i Reform UK në Britani, Nigel Farage, kanë pasur disa “përplasje” në distancë në rrjetet sociale, sa i përket debatit të emigrantëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar. The Telegraph, të cilës i referohet Top Channel, ka publikuar një deklaratë të Farage, i cili ka thënë se do të udhëtojë në Shqipëri për të drekuar me Ramën. Farage tha: “Ne do të deportojmë kriminelët e huaj. Do të shkoj për një drekë brenda disa javësh me kryeministrin e Shqipërisë. Ndoshta do të rezervoj një avion shumë të madh dhe do të marr disa me vete, nuk jam i sigurt ende. Ne do të ndalojmë atë që është një kërcënim për sigurinë tonë kombëtare, atë që është një rrezik...