Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ambasadori Uran Ferizi takon Nigel Farage: Ndalo përsëritjen e informacioneve të rreme për shqiptarët në Angli
Debati i dy muajve më parë për numrin e shqiptarëve në burgjet angleze mes kryeministrit Edi Rama dhe udhëheqësit të Reform UK Nigel Farage duket se është shuar për momentin. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, i cili e ka ndjekur këtë debat dhe intervistoi Farage thotë se ka një zhvillim të ri për të ndalur tonet raciste të Farage ndaj shqiptarëve. Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar Uran Ferizi është takuar me Nigel Farage për t’i thënë se kreu i Reform UK po përsëriste informacione të rreme, duke pretenduar se një në 50 shqiptarë në Britani ndodhej në burg. Takimi iu konfirmua Top Channel nga vetë ambasadori Uran Ferizi i cili tha se pati një bisede informale në zyrë e Farage ku i...