Përplasi me makinë 2 të mitur me skuter, arrestohet 18-veçari pa patentë në Tiranë

Përplasi me makinë 2 të mitur me skuter, arrestohet 18-veçari pa patentë në Tiranë

Policia ka arrestuar një 18-vjeçar në Tiranë, pasi duke drejtuar një automjet pa leje drejtimi, ka përplasur një skuter elektrik ku udhëtonin dy të mitur, përkatësisht 13 dhe 6 vjeç. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, ndërsa të dy fëmijët u dërguan menjëherë në spital, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. I riu, me inicialet O. Gj., u vu në pranga dhe ndaj tij ka nisur procedimi penal për drejtim të mjetit pa leje dhe shkaktim aksidenti me pasoja në shëndetin e të miturve.