Laborator i ri në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Manja: Teknologji moderne sipas standardeve të BE

Laborator i ri në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Manja: Teknologji moderne sipas standardeve të BE

Instituti i Mjekësisë Ligjore tashmë është pajisur me një laborator të ri toksikologjik. Inaugurimi u bë sot (6 shtator) nga Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Përmes një postimi në rrjetet sociale Manja shprehet se ky laborator është i ndërtuar dhe pajisur me teknologji moderne, sipas standardeve më të larta europiane. “Sot inauguruam Laboratorin e ri Toksikologjik në Institutin e Mjekësisë Ligjore, të pajisur me teknologjinë më moderne që e vendos këtë institucion në nivel shkencor bashkëkohor, sipas standardeve të BE-së. Ky investim vjen pas ristrukturimit të godinës së IML-së, duke e transformuar atë në një shërbim modern dhe efikas, në funksion të drejtësisë”, shkroi Manja në rrjetet sociale.