Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Burg përjetë në Emiratet e Bashkuara Arabe për 23-vjeçaren/ E reja do kalojë jetën në ‘Alkatrazin e Dubait’
Një vajzë britanike po përjeton kushte tmerruese në një nga burgjet më famëkeqe të Dubait, pasi u dënua me burgim të përjetshëm pas një “gabimi shumë të marrë”. Mia O’Brien, 23 vjeç nga Liverpuli, sipas raportimeve ndodhet në burgun Al-Awir, i cilësuar shpesh si “Alkatrazi i Dubait”, ku akuzat për tortura elektrike, përdhunime të përditshme dhe mohimin e ilaçeve për të sëmurët kanë tronditur opinionin publik ndër vite. Familja e saj e shokuar konfirmoi se Mia është mbyllur në të ashtuquajturin “qendër burgu”, duke përjetuar realitetin e rëndë të sistemit penal të Emirateve. Burgjet e Dubait prej kohësh janë kritikuar nga ish-të burgosur dhe organizata ndërkombëtare për trajtime çnjerëzore dhe dhunë sistematike. Raportet nga ish-të burgosur përshkruajnë një mjedis brutal: qelitë ku mbretërojnë bandat e...