“Dëshiron ta frikësojë Evropën?!”/ “Çernobili fluturues”, raketa e re e Putin gati për testim

“Dëshiron ta frikësojë Evropën?!”/ “Çernobili fluturues”, raketa e re e Putin gati për testim

Kremlini dëshiron ta frikësojë Evropën – dhe për këtë qëllim ka zgjedhur manovrat e përbashkëta me Bjellorusinë në mesin e muajit shtator. Ekspertët ushtarakë perëndimorë bëjnë me dije se, stërvitja “Zapad 2025” (në anglisht: West) do të simulojë një sulm bërthamor, duke përdorur raketat e sapo zhvilluara Oreshnik dhe Burevestnik. Burevestnik është një raketë e drejtuar me energji bërthamore dhe, për shkak të reaktorit të saj të prekshëm, nganjëherë quhet edhe “Çernobili fluturues”. Bota mësoi për herë të parë për një “produkt” të tillë nga vetë Putini më 1 mars 2018. Në fjalimin e tij vjetor, ai tregoi karikatura të projekteve të industrisë së mbrojtjes që më parë ishin sekrete – një shprehje e obsesionit të tij me një “armë mrekullie” ruse që do t’i...