Vidhnin sende me vlerë dhe shuma parash në banesa, arrestohet 67-vjeçarja në Tepelenë, në kërkim djali i saj

Vidhnin sende me vlerë dhe shuma parash në banesa, arrestohet 67-vjeçarja në Tepelenë, në kërkim djali i saj

Shërbimet e Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Memaliaj, zbuluan dhe dokumentuan 6 raste vjedhjesh të kryera gjatë muajve maj–shtator në Memaliaj dhe Përmet, ku janë vjedhur sende me vlerë dhe shuma parash nga banesa, lokale dhe objekte kulti. Si rezultat i veprimeve operative, u ndalua shtetasja Z. U., 67 vjeçe, banues në Belsh, ndërsa djali i saj, L. U., 36 vjeç, është shpallur në kërkim. Hetimet tregojnë se të dy, në bashkëpunim, studionin vendet që do vidhnin dhe vepronin në orët e vona të natës, duke përdorur sende si kaçavidë dhe levë. Disa nga vjedhjet e dokumentuara janë: 04.05.2025, fshati Vasjar, Memaliaj – banesa e shtetasit P. Ll., ku u vodhën bizhuteri floriri dhe një shumë parash. 10.07.2025, fshati Krahës – objekt...