Belgjika arreston një person me koktej molotovi në dorë jashtë ambasadës izraelite

Belgjika arreston një person me koktej molotovi në dorë jashtë ambasadës izraelite

Forcat belge të sigurisë kanë arrestuar një person të dyshuar jashtë ambasadës së Izraelit në Bruksel, të premten në mbrëmje, sipas një postimi në X nga Ministria e Jashtme izraelite. Autoritetet belge ende nuk kanë konfirmuar arrestimin ose qëllimet e të dyshuarit. Sipas Ministrisë së Jashtme, i dyshuari kishte në posedim një koktej Molotovi, ndërsa u theksua se “i gjithë stafi i ambasadës së Izraelit është i sigurt”. Ky incident vjen pas një serie ngjarjesh të ngjashme në Europë. Në korrik, një paketë e dyshimtë iu dërgua ambasadës izraelite në Kopenhagen, ndërsa në shkurt një i dyshuar u arrestua në Berlin, duke planifikuar një sulm të motivuar politikisht ndaj ambasadës. Prokurorët gjermanë ngritën akuza për terrorizëm ndaj tij në gusht, pasi kishte synuar t’i bashkohej...