Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
‘Do të ha drekë me Ramën’! Deputeti britanik: Do ta mbush avionin me kriminelë shqiptarë
Nigel Farage dhe Edi Rama BRITANI E MADHE-Deputeti britanik Nigel Farage duke folur në Konferencën 'Reform UK' në Birmingham, ka pohuar se brenda pak javësh do të drekojë me kryeministrin Edi Rama për të folur rreth deportimit të kriminelëve të huaj. Por gjatë fjalës së tij, Farage ka bërë dhe një provokim, duke thënë se rrugës për të Shqipëri mund të mbush avionin me kriminelë shqiptarë që t'i deportojnë ata këtu. “Ne do të deportojmë kriminelë të huaj. Do të shkoj për drekë pas disa javësh me kryeministrin e Shqipërisë. Mund të rezervoj një avion shumë të madh dhe të marr një ngarkesë me vete, nuk jam i sigurt ende. Ne do ta ndalojmë atë që është një kërcënim për sigurinë tonë kombëtare, atë që është një rrezik...