Me rrënjë të thella kjo punë/ Gjin Gjoni për dosjen McGonigal: SPAK të shpejtojë hetimet ndaj Ramës

Me rrënjë të thella kjo punë/ Gjin Gjoni për dosjen McGonigal: SPAK të shpejtojë hetimet ndaj Ramës

Deputeti i zgjedhur demokrat, Gjin Gjoni e cilëson një hap pozitiv për shqiptarët, publikimin e dosjes së McGonigal nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA. Gjoni tha se rasti McGonigal është rasti më flagrant i korruptimit të njerëzve më të lartë në strukturat e FBI-së amerikane. Sipas Gjonit, publikimi i kësaj dosje, tregon interesin e Departamentit të Drejtësisë në SHBA për këtë çështje, duke shtuar se është një sinjal i qartë për organet e prokurorisë dhe SPAK, për përshpejtimin e çështjes së McGonigal  dhe adresimin kësaj çështjeje, që ka lidhje të drejtpërdrejtë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. I pyetur nëse e sheh publikimin e kësaj dosje, me vizitën e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani në DASH, Gjoni thotë se kjo tregon se çështja ka karakter...