Nënë e bir grabisin objekte kulti, banesa e biznese/Përfundon në pranga 67 vjeçarja, shpallet në kërkim djali

Nënë e bir grabisin objekte kulti, banesa e biznese/Përfundon në pranga 67 vjeçarja, shpallet në kërkim djali

Policia e Tepelenës dhe Memaliajt ka zbardhur një seri vjedhjesh të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetet e Memaliajt dhe Përmetit, ku janë dokumentuar të paktën gjashtë raste. Si rezultat i hetimeve është arrestuar një 67-vjeçare nga Belshi, ndërsa djali i saj 36-vjeçar është shpallur në kërkim. Në pranga u vu shtetasja Zybejte Uruci, 67 vjeçe, banuese në Belsh, ndërsa në kërkim është shpallur djali i saj, Lodian Uruci, 36 vjeç, gjithashtu banues në Belsh. Hetimet tregojnë se nënë e bir bashkëpunonin për të kryer vjedhjet, duke përzgjedhur objektivat dhe duke vepruar kryesisht natën. Ata përdornin mjete të thjeshta si kaçavidë dhe leva për të depërtuar në ambiente banimi, lokale apo objekte kulti. Rastet e dokumentuara të vjedhjeve: -04.05.2025 – Vasjar, Memaliaj: Vjedhje bizhuterish...