Teatri i Prishtinës në ‘Koko Fest’ paraqitet me komedinë ‘Art’, vepra që sfidon raportet njerëzore

Teatri i Prishtinës në ‘Koko Fest’ paraqitet me komedinë ‘Art’, vepra që sfidon raportet njerëzore

Në mbrëmjen e katërt të KoKo fest, në  teatrin “Andon Zako Çajupi”, skena u kthye në një fushë beteje të heshtur por të ngarkuar emocionalisht, ku një pikturë tërësisht e bardhë vuri në lëvizje tensionet më të thella mes tre miqve të vjetër. Nën regjinë e Bashkim Ramadanit, komedia “Art” e dramaturges franceze Yasmina Reza, vepër e shkruar në vitin 1994, solli përpara publikut një rrëfim ironik për artin, vlerat personale dhe krisjet e padukshme të një shoqërie të vjetër. Në qendër të shfaqjes janë tre personazhe të interpretuar nga Ylber Bardhi, Ard Islami dhe Butrint Lumi. “Kjo shfaqje flet për dy shtresa të njerëzve, për snobizmin dhe ne shtresën e mesme. Pra një djalë që ka blerë 200 euro një pikturë të bardhë dhe...