Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Si duhet të shkruhet “dhëndër” apo “dhëndërr”? Shumica gabojnë…
Kur shkruhet “dhëndërr” është një gabim, kurse “dhëndërri” dy gabime. Shkruhet “dhëndër”, pra me “r” e jo me “rr” dhe shkruhet “dhëndri” në trajtën e shquar, pa -ë, e cila nuk shkruhet në këtë rast, ashtu siç nuk shkruhet edhe te disa fjalë të tjera për arsye fonetike, psh., emër-emri, ëndërr-ëndrra etj./Bahri Mirena ObserverKult Lexo edhe: KUR SHKRUHET “VET” E KUR “VETË”? Nga prof. Ilmi Rexhepi Nga gramatika e lehtësuar: Kush do që të rregullojë vetë fjalën e vet, le të mësojë kur shkruhet “vetë” e kur “vet”! Nëse bëhet fjalë për pronë, që dikush a diçka dikujt a diçkaje i përket, mos vër -ë dhe shkruaj “vet”: Agimi shkoi në shtëpinë e vet. Mësuesja bëri punën e vet… Në këto raste përemri “i (e) vet”...