Vëllai i Nuredin Dumanit flet për krimet: Talo Çela është vrarë në Elbasan! Ja kush e ekzekutoi duke ngrënë bukë

Vëllai i Nuredin Dumanit flet për krimet: Talo Çela është vrarë në Elbasan! Ja kush e ekzekutoi duke ngrënë bukë

Fitim Dumani, vëllai i Nuredin Dumanit, bashkëpunëtorit të drejtësisë që ka ndihmuar në zbardhjen e disa vrasjeve të bujshme në vendin tonë, ka folur për herë të parë lidhur me këto ngjarje kriminale. Sipas Fitimit, i cili vetëm pak kohë më parë është liruar nga burgu, vëllai i tij nuk ka qenë “ushtar” i asnjë grupi kriminal, por një vrasës i kontraktuar nga grupe të ndryshme kundrejt pagesës. Fitim Dumani thotë për “MaShqip” me Flamur Vezaj se vëllai i tij ka informacione edhe për shumë ngjarje të tjera kriminale tronditëse që pritet të zbardhen në vijim dhe që do të sjellin arrestime. Ai shton gjithashtu se i penduari tjetër i drejtësisë, Erjon Alibeaj është një dëshmitar “kot”, pasi sipas tij, SPAK nuk ka pse ta...