Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Funerali i Giorgio Armanit, qindra qytetarë në radhë për t’i dhënë lamtumirën e fundit ikonës së modës
Që në orët e para të mëngjesit së sotëm (7 shtator), qytetarë nga e gjithë Italia dhe më gjerë janë mbledhur në Milano për t’i bërë nderimet e fundit mjeshtrit të madh të modës, Giorgio Armani. Kapela mortore është hapur zyrtarisht në orën 09:00 në Teatrin Armani, në Via Bergognone 59, por qindra njerëz kishin zënë vend që prej orës 07:00, në një atmosferë të ngarkuar me emocione dhe respekt. Kapela do të qëndrojë e hapur për publikun përgjatë gjithë ditës së sotme dhe nesër poashtu, të dielën më 7 shtator, deri në orën 6 të pasdites. Dy hyrje janë organizuar: njëra për punonjësit e shtëpisë së famshme Armani, dhe tjetra për publikun e gjerë që ka ardhur të nderojë një prej figurave më të...