Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Befason Muçi, sulmuesi transferohet te Trabzonspor: Shpresoj që klubi të blejë kartonin tim, jam 100% në formë
Në Stamboll, tek Beshiktash zbarkoi se një super yll, një talent që shihej si një investim i madh për të tashmen dhe të ardhmen, por gjërat nuk shkuan si duhet për Ernest Muçin, me sulmuesi kuqezi që pak nga pak humbi statusin dhe shkëlqimin e tij. Makthi merr fund për futbollistin e Kombëtares pasi më në fund arrin të gjejë një sistemim të ri, të paktën për momentin. Në mënyrë të papritur, Beshiktash ka lënë të lirë Muçin për t’u transferuar tek ekipi i Trabzonspor, një rival i tyre direkt në Superligën turke, për më tepër e kanë lëshuar në formë huazimi me të drejtë blerje, detaje që u zbuluan nga vetë Muçi pasi zbarkoi në aeroport: “Këtë sezon jam këtu si i huazuar, por...