Përdhunoi 18-vjeçaren, pranga 26-vjeçarit në Durrës, italiania: Isha në shezlong, më dhunoi dhe…

Përdhunoi 18-vjeçaren, pranga 26-vjeçarit në Durrës, italiania: Isha në shezlong, më dhunoi dhe…

FOTO ILUSTRUESE DURRËS-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një adoleshente italiane u abuzua seksualisht nga një 26-vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 05:25 të mëngjesit të 5 shtatorit (të premten) në shezlongët përballë një hoteli në lagjen nr.13 të qytetit.  Leonardo Preza kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me 18-vjeçaren italiane, duke i shkaktuar edhe dëmtime fizike. Ka qenë vetë 18-vjeçarja, e cila ka denoncuar rastin në Komisariat, ku ka rrëfyer se ka qenë me shoqërinë në hotel dhe më pas u shkëput prej tyre dhe u ul te shezlongët përballë. Në këtë moment ajo pretendon se i është afruar 26-vjeçari, i cili fillimisht e ka sulmuar e më pas ka abuzuar me të. “Gjatë natës kemi qenë me shoqërinë dhe kemi konsumuar...