Bilanci tragjik i zjarrit në Skënderbegas të Gramshit: 68 banesa të djegura dhe qindra bagëti të ngordhura

Bilanci tragjik i zjarrit në Skënderbegas të Gramshit: 68 banesa të djegura dhe qindra bagëti të ngordhura

Ekipet e punës kanë përfunduar evidentimin e dëmeve nga zjarri i datës 11 Gusht, që goditi njësinë Skënderbegas në Gramsh. Sipas të dhënave zyrtare, 68 banesa u dëmtuan nga flakët: 10 prej tyre u shkatërruan totalisht dhe do të kërkojnë rindërtim të plotë, 16 përballen me rikonstruksion të pjesshëm, ndërsa 42 të tjera ishin shtëpi sezonale ose të pabanueshme. Në statistikat e përfshira janë edhe pajisjet elektroshtëpiake dhe mobiljet e banorëve. Përveç dëmeve materiale, zjarri shkaktoi vdekjen e 215 bagëtive të imta, 9 gjedhve dhe 7 njëthundrakëve. Në aspektin bujqësor, flakët shkrumbuan 44.045 hektarë ullinj, 11.028 hektarë rrush, 1.451 hektarë bimë medicinale dhe 9,5 hektarë pemë frutore dhe arrorë. Sa i përket pyjeve, sipërfaqja e dëmtuar, kryesisht me pisha, do të konfirmohet përmes pamjeve satelitore.