Pagesat me kartë bankare po rriten me ritme të shpejta

Pagesat me kartë bankare po rriten me ritme të shpejta

Pagesat me kartë bankare regjistruan përsëri një rritje të fortë vitin e kaluar dhe prekën vlerat më të larta historike në numër dhe në vlerë transaksionesh. Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, gjatë vitit 2024, pagesat me kartë në terminalet POS (pikat elektronike të shitjes) arritën në pothuajse 19.6 milionë, me një rritje prej 35% krahasuar me një vit më parë. Në krahasim me vitin 2020, periudhë pas së cilës nisi edhe cikli i rritjes së shpejtë të turizmit, numri i pagesave me kartë është rritur me 237%. Në vlerë transaksionesh, pagesat me kartë vitin e kaluar arritën në 83.3 miliardë lekë, 30% më shumë krahasuar me vitin 2023 dhe 227% krahasuar me vitin 2020. Për vitin 2024, volumi i pagesave në terminale POS përbënte...