Po përhapet me shpejtësi/ Varianti Stratus i Covid shqetëson ekspertët! Ja simptomat

Po përhapet me shpejtësi/ Varianti Stratus i Covid shqetëson ekspertët! Ja simptomat

Varianti i ri i COVID-19, i quajtur Stratus (XFG), po përhapet me shpejtësi në Itali. Sipas mediave italiane që citojnë virologun Mauro Pistello, “sot, mbi gjysma e infeksioneve COVID-19 në Itali i atribuohen Stratus”. Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ( ECDC ) vlerëson se në Evropë, gjatë verës, shkalla mesatare e sekuencave që i atribuohen Stratus tejkaloi 60% , ndërsa OBSH raporton një prevalencë globale prej mbi 65% në analizat e gushtit. Pavarësisht rritjes, autoritetet shëndetësore sqarojnë se nuk ka shenja të rritjes së ashpërsisë klinike: Stratus klasifikohet si një Variant Nën Monitorim, me rrezik të ulët shtesë. Vaksinat COVID-19 që përdoren aktualisht konsiderohen efektive në parandalimin e formave të rënda të sëmundjes. Çfarë është Stratus (XFG) dhe pse monitorohet? Varianti Stratus,...