Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
EMRI/ 27-vjeçari qëllon me armë gjahu pas një konflikti në Hamallaj, përfundon në pranga. Sekuestrohet arma
Është vënë në pranga një 27-vjeçar, Sebastian Toska, i cili pas një konflikti të çastit, qëlloi me armë gjahu në drejtim të një shtetasi tjetër. Ngjarja ndodhi në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth. Policia e Durrësit njofton se ka sekuestruar dhe armën e gjahut që u përdor në ngjarje. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, pas njoftimit të marrë për një konflikt të ndodhur në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shotgun”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi S. T., 27 vjeç, banues në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, Durrës. Ky shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka qëlluar me armë gjahu çifte...