Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Qëlloi me a*më gjahu pas një konflikti në Hamallaj, arrestohet 27-vjeçari (Emri)
Sebastian Toska, 27-vjeç u arrestua pas një konflikti në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, ku qëlloi me armë gjahu ndaj një shtetasi tjetër. Policia bën me dije se arma tip “çifte”, e përdorur në ngjarje, rezultoi pa leje dhe u sekuestrua. Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Prishja e rendit publik” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”. Njoftimi i Policisë: Durrës/Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti ku u përdor edhe armë gjahu Finalizohet operacioni policor i koduar “Shotgun” Arrestohet në flagrancë një 27-vjeçar, i cili pas një konflikti të çastit, qëlloi me armë gjahu në drejtim të një shtetasi tjetër. Sekuestrohet arma e gjahut që u përdor në ngjarje. Shërbimet...