Durrës, abuzoi seksualisht me 18-vjeçaren italiane/ Pranga 26-vjeçarit me precedent kriminal

Durrës, abuzoi seksualisht me 18-vjeçaren italiane/ Pranga 26-vjeçarit me precedent kriminal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një adoleshente italiane u abuzua seksualisht nga një 26-vjeçar, person me precedent të theksuar kriminal. Ai është Leonardo Preza, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje. Njoftimi i Policisë Durrës: Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare italiane, pas disa orësh pune intensive e profesionale, policia identifikon, kap dhe vë në pranga autorin. 26-vjeçari i dënuar më parë, me precedentë të theksuar kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të vjedhjes. Strukturat e hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë dhe duke i shkaktuar dëmtime fizike një 18-vjeçareje italiane, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen...