Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Trump krijon “listën e zezë” me vendet që mbajnë amerikanët në burg
Donald Trump nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv që parashikon krijimin e një liste të zezë të vendeve që po burgosin padrejtësisht amerikanët, një masë që do të sjellë sanksione për zyrtarët e tyre të përfshirë. Kjo listë është frymëzuar nga lista e vendeve të akuzuara për mbështetje të terrorizmit: ajo hartohet nga Departamenti i Shtetit dhe përfshin sanksione të rënda ekonomike për vendet që akuzohen nga Uashingtoni. Administrata Trump ende nuk ka njoftuar zyrtarisht ndonjë emër të vendeve që mund të shtohen në listën e zezë. Megjithatë, një zyrtar i lartë tha se rastet e Kinës, Iranit dhe Afganistanit do të shqyrtohen nga afër, pasi ato janë angazhuar “në mënyrë të përsëritur” në atë që ai e quajti “diplomaci pengjesh”. “Sot po tërheqim një...