Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Serbia shpenzon më së shumti në rajon për ushtrinë! Analiza e REL: Kush e ‘kërcënon’ Beogradin dhe ku furnizohet me armë?
“Faktor pengues ndaj çdo agresori të mundshëm nga fqinjësia”. Kështu e justifikoi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, nevojën për blerje të reja armësh që shqyrtoi, këtë javë, gjatë pjesëmarrjes në një paradë ushtarake në Pekin.Ai u takua atje me presidentin e Kinës, Xi Jinping, dhe tha se ka shfrytëzuar pjesëmarrjen e tij në paradë për të parë se “çfarë do të ishte interesante të blihej për nevojat e Ushtrisë së Serbisë”. Serbia bashkëpunon gjerësisht me Kinën në sektorin e mbrojtjes, dhe blerjet e saj të armëve nga ky vend kanë shkaktuar kritika nga Bashkimi Evropian – ku Serbia mëton të anëtarësohet – dhe nga Shtetet e Bashkuara. Sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI), Serbia – edhe pse e pozicionuar si ushtarakisht neutrale – ka...