“Kush do ta kontrollojë Ramën?”, Rada: PD nuk di të bëjë opozitë institucionale

“Kush do ta kontrollojë Ramën?”, Rada: PD nuk di të bëjë opozitë institucionale

I ftuar në emision, gazetari Ardit Rada tha se përfshirja e mundshme e demokratëve në kabinetin e ri qeveritar nuk do të kishte as moral dhe as ndonjë kuptim. Rada tha se një rast i tillë do të tregonte kapitullimin e PS dhe Edi Rama nuk ka asnjë arsye pse ta konsiderojë këtë tezë të hedhur së fundmi në media. Duke u ndalur tek ndarja e pushtetit, Ardit Rada tha se opozita ka plot institucione për të cilat mund të luftojë dhe që i takojnë. Por sipas gazetarit, duke patur parasysh mungesën e seriozitetit të PD, institucionet e pavarura u duhen besuar partive të reja apo shoqërisë civile. “Unë mendoj se në qeveritë socialiste nuk ka vend për emra nga Partia Demokratike. Kjo si formulë...