Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Temperatura deri në 35°C, mot i kthjellët me vranësira kalimtare
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, ku temperaturat në disa qytete pritet të ngjiten deri në 35°C. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët, ndërsa gjatë mesditës do të shfaqen vranësira të pakta dhe kalimtare në zonat malore. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, sidomos në jugperëndim dhe në zonat luginore, pritet të arrijë deri në 12 m/s.