Analiza/ Çfarë fshihet pas qëndrimit të palëkundur të Putinit për luftën në Ukrainë?

Analiza/ Çfarë fshihet pas qëndrimit të palëkundur të Putinit për luftën në Ukrainë?

Steve Rosenberg, redaktor i BBC-së për Rusinë i ka kushtuara një analizë situatës aktuale mes Ukrainës dhe Rusisë. Ndonjëherë nuk është ajo që thuhet që lë përshtypjen më të madhe. Është reagimi. Në Lindjen e Largët të Rusisë, Vladimir Putin dha një paralajmërim për Perëndimin: mos guxoni të dërgoni ushtarë – përfshirë këtu edhe paqeruajtës – në Ukrainë. “Nëse disa trupa paraqiten atje,” tha presidenti rus, “sidomos tani që po vazhdojnë luftimet, ne e marrim të mirëqenë që ata do të jenë objektiva legjitime për shkatërrim.” Pastaj vjen reagimi. Audienca në forumin ekonomik në Vladivostok shpërtheu në duartrokitje, me zyrtarë rusë dhe drejtues biznesi që dukshëm mirëpritën kërcënimin për të “shkatërruar” trupat perëndimore. Duke vëzhguar skenën në sallë, e gjeta reagimin mjaft të ftohtë. Dhe...