‘Vuçiç largohu’, mijëra protestues antiqeveritarë përleshen me policinë në Novi Sad. Hidhen granata dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën

‘Vuçiç largohu’, mijëra protestues antiqeveritarë përleshen me policinë në Novi Sad. Hidhen granata dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën

Policia serbe përdori të premten gaz lotsjellës dhe granata zhurmuese në një kampus universitar në Novi Sad për të shpërndarë protestuesit që kërkuan zgjedhje të parakohshme, të cilat shpresojnë se do të rrëzonin presidentin Aleksandar Vuçiç dhe Partinë e tij në pushtet, Partinë Progresive Serbe (SNS). Të premten në mbrëmje, mijëra njerëz u mblodhën në kampusin e universitetit shtetëror. Ata mbanin pankarta ku shkruhej “Nuk duam bllokada, duam zgjedhje” dhe “Studentët kanë një kërkesë urgjente: Të thirren zgjedhje”. Turma bërtiti “ Vuçiç largohu”. Protestuesit u përleshën me policinë përpara Fakultetit të Filozofisë dhe hodhën fishekzjarrë, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës dhe granata zhurmuese për të larguar turmën. Muaj të tërë protestash në të gjithë Serbinë, përfshirë bllokadat e universiteteve shtetërore, të shkaktuara nga vdekja e...