Dokumentari “Film di stato” premierë në Festivalin e Venecias, një udhëtim vizual në periudhën e diktaturës 1945-1990

Dokumentari “Film di stato” premierë në Festivalin e Venecias, një udhëtim vizual në periudhën e diktaturës 1945-1990

Nga Julia Vrapi Dokumentari “Film di stato” i punuar me materiale arkivore nga fondi i Arkivit të Filmit dhe arkivave të tjera shënoi premierën në “Notti Veneziane”, një seksion i organizuar nga Giornate degli Autori në edicionin e 82-të të Festivalit Filmit të Venecias. Dokumentari i autorit Roland Sejko i ndërtuar nga materialet arkivore është prodhim i Luce Cinecitta. Nëpërmjet rrëfimit vizual dhe montazhit të veçantë të “filmave të shtetit”, Sejko paraqet në këtë dokumentar 40 vitet e Shqipërisë nën regjimin komunist të Enver Hoxhës. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja ndau në rrjete sociale pamje nga premiera e filmit dokumentar “Film di stato” në Festivalin e Venecias, duke shprehur se ka materiale arkivore të papublikuara më parë. “Prodhuar dhe shpërndarë nga Luce...