FIFA do t’i revolucionarizojë kalendarët, ndryshojnë planet për ndeshjet e kombëtareve

FIFA do t’i revolucionarizojë kalendarët, ndryshojnë planet për ndeshjet e kombëtareve

6 Shtator 2025 7:57 Alfred Lleshi Hapësira për kombëtaret ka qenë gjithmonë temë debati, për shkak të përplasjeve me ndeshjet e kampionatit. Por nga sezoni 2026-2027 gjërat do të ndryshojnë, pasi FIFA ka marrë një vendim revolucionar për kalendarët. Sipas “Il Messaggero”, nuk do të ketë më dy ndalesa të veçanta në shtator dhe tetor, por një “dritare” të vetme dyjavore për ndeshjet e kombëtareve. Datat e parashikuara janë nga 21 shtatori deri më 6 tetor 2026. Kështu, kampionatet kryesore do të zhvillojnë të paktën 4 ndeshjet e para radhazi, për t’ua lënë më pas “skenën” kombëtareve për një periudhë më të gjatë. Vendimi vjen pas shumë ankesave ndër vite. Në këtë mënyrë, kampionatet do të kenë gjithsej tri ndalesa, ndërsa kombëtaret do të kenë më...