Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Liverpuli gjen pasuesin e Mohamad Salah, është Olise i Bajernit të Mynihut
Adriatik BALLA Liverpuli ndodhet në një fazë kyçe të planifikimit sportiv. Të vetëdijshëm se cikli i Mohamed Salahut në “Anfield” mund të jetë drejt fundit, bordi i “Reds” tashmë po punon për një lëvizje strategjike që boshllëku i lënë nga egjiptiani të mos jetë traumatik. Dhe emri që ka dalë fuqishëm në skenë, sipas raportimit të “Daily Mail”, është Mikael Olise, lojtari aktual i Bajernit të Munihut, i cili në moshën 23-vjeçare është konsoliduar si një nga lojtarët më të dëshiruar në futbollin evropian. Largimi i Salahut është një skenar që klubi nuk dëshiron ta improvizojë. Egjiptiani, një pikë referimi ofensive për Liverpulin që nga viti 2017, ka qenë shumë më tepër sesa një golashënues. Aftësia e tij për të bërë diferencën në ndeshjet vendimtare,...